Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Përditësohet ChatGPT

ChatGPT

ChatGPT

OpenAI ka njoftuar për përditësimin më të ri. Prej 10 prillit, përdoruesit e këtij roboti virtual me inteligjencë artificiale mund të kërkojnë përmbledhje të bisedave të mëparshme.

Mjafton t'i thoni “Ma kujto çka kemi folur gjatë kësaj jave”, dhe aplikacioni i OpenAI do t'i kthejë të renditura.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kompania amerikane njoftoi se kjo do të mundësojë që roboti virtual të jetë më i personalizuar.

“Duke nisur nga sot, memoria në ChatGPT mund t’i referohet të gjitha bisedave tuaja të mëparshme, për të të ofruar përgjigje më të personalizuara. Kjo do ta bëjë më të dobishëm për ty në shkrim, marrje këshillash, mësim dhe të tjera duke u bazuar në preferencat dhe interesat e tua”, thuhet në njoftimin e OpenAI në X.