Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Mbahet ekspozita e robotëve në World Robot Expo

Nga robotët që kryejnë teste PCR tek të tjerët që mund t'i mbijetojnë temperaturës 1000 gradë Celsius për të luftuar zjarret. Ekspozita e robotëve të këtij viti në Kinë shfaq si oferta të lehta, të çuditshme ashtu edhe automatizime që mund të përfitojnë ndjeshëm sistemin shëndetësor të vendit. Operacionet robotike nga 5G tashmë janë testuar në Kinë dhe profesionistët mjekësorë besojnë se robotët mund të ndihmojnë në mësimin e kirurgjisë më komplekse për mjekët e rinj.

Kompanitë kineze robotike po i ekspozojnë produktet e tyre më të fundit duke filluar nga robotët humanoidë të robotët sportivë, industriale dhe ata mjekësorë. Robotët humanoidë janë jashtëzakonisht të ngjashëm me njerëzit. Njëri është krijuar për t’u dukur si Albert Ajnshtajn, i tund krahët dhe u shkel syrin pjesëmarrësve të ngazëllyer.

“Kemi bërë shumë punë për të pasur ndërveprim më të mirë mes njerëzve dhe robotëve, sikurse edhe shprehjen emocionale. Kemi zbuluar se shumë sektorë shërbimesh kanë nevojë posaçërisht për aftësi të tilla”, ka theksuar Li Boyang i EX Robots.

Robotët e sporteve dimërore të krijuara nga Universiteti i Shangait Jiaotong tërhoqën vëmendjen e publikut pas Olimpiadës së parë Dimërore të mbajtur nga Kina në fillim të këtij viti.

“Ky robot mund të përdoret në mjedise të ashpra që janë të mbuluara nga akulli dhe bora dhe janë në lartësi të mëdha, duke zëvendësuar njerëzit në detyrë ose në patrullë për të kryer detyra zbulimi pa pilot”, shpjegon një tjetër krijues i robotëve.

Këtë vit, mbi 130 kompani po shfaqin më shumë se 500 produkte robotike.

Edhe Kina lëshon “ujqërit robotë” si makineri lufte Botë 8 muaj më parë Kina lëshon “ujqërit robotë” si makineri lufte

Yang Yi po merr pjesë në konferencë dhe thotë se ndihet pak i sëmurë.

Ai sapo ka bërë një test PCR, nga një mjek robot jo dhe aq butë sikurse njeriu.

“Nuk e prisja që roboti të kishte një saktësi dhe përshtatshmëri të tillë. Ai mund të marrë një shtupë me saktësi, ashtu si testi i acidit nukleik. Por për shkak se në fund të fundit është makinë, nuk ishte edhe aq i butë sa njeriu. Më vjen të vjell pak.”, thotë ai.

Kabina e testimit robotik është zhvilluar nga Siasun dhe mund të ketë përfitime të gjera, siç është lirimi i personelit mjekësor.

Në fillim të këtij viti, u krye një operacion nga mjekët duke përdorur robotin kirurgjikal Toumai me ndihmën e 5G. Ai u krijua dhe u prezantua nga MedBot dhe synon të bëjë jetën më të lehtë për mjekët dhe pacientët.

Edhe Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë Kuriozitet 2 j. më parë Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë

Në ekspozitë shihen edhe një lloj tjetër i robotëve. Kamerierët robotikë. Tashmë nuk janë të huaj nëpër disa qytete të Kinës, madje mund të shihen duke punuar edhe në Pekin, Shangai e Guangzhou. Kamerierët robotikë ulin kostot për restorantet pasi puna njerëzore po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë dhe brezi i ri po heziton të punojë në restorante.

Gjithashtu në ekspozitë janë robotët që përdoren për të ndihmuar zjarrfikësit. Roboti mund t'i mbijetojë një temperaturë te lartë prej 1000 gradë Celsius për 30 minuta, një veçori që e lejon atë të shkojë në qendër të një skene zjarri dhe ndoshta ta shpëtojë jetën e zjarrfikësve njerëzorë.