Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Krijohet roboti që mund t’i zëvendësojë infermierët

inteligjenca artificiale, teknologjia, 10 prill

Në Universitetin “Imperial College” në Londër po punohet që infermierët të “zëvendësohen” me robotë që mund të operojnë nëpër qendra spitalore. Një i tillë është krijuar nga Fan Zhang dhe Yiannis Demiris, ku roboti me dy krahë mund t’i ndihmojë pacientët të vishen me rrobat e spitalit dhe t’i vendosë në shtrat, raportoi Neëscientist të mërkurën.

Ky zhvillim teknologjik ende nuk është gati për përdorim mirëpo po cilësohet si një hap i madh drejt infermierëve artificialë në spitale.

Testi i parë u bë në një kukull, ku roboti ia doli ta vishte me sukses dhe ta bënte gati për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Roboti u krijua nëpërmjet inteligjencës artificiale, ndonëse u potencua se një punë e tillë do të jetë i vështirë edhe për robotin pasi puna me pacientë “është goxha i vështirë”.

Megjithatë, sipas rezultatit të eksperimentit, roboti ia doli ta kryente punën për 95 për qind me sukses.

Artikuj të ngjashëm