Shqetësimet e epokës së pandemisë në lidhje me higjienën dhe adoptimin e teknologjisë së re si menytë e kodit QR gjithashtu krijuan terrenin për robotët, ka thënë Karthik Namasivayam, drejtor i biznesit të mikpritjes në Kolegjin e Biznesit të Universitetit Shtetëror të Miçiganit. “Sapo një operator fillon të kuptojë dhe të punojë me një teknologji, teknologjitë e tjera bëhen më pak të frikshme dhe do të pranohen shumë më lehtë ndërsa shkojmë përpara”, ka theksuar ai.
(AP) - Tashmë mund t’i keni parë në restorante; makina të gjata që mund t’i përshëndetin mysafirët, i drejtojnë tek tavolina, bëjnë dërgesa të ushqimit dhe pijeve, si dhe i dërgojnë enët për t’u pastruar në kuzhinë. Disa prej tyre duken si mace në fytyrë madje edhe mjaullijnë kur i ledhaton në kokë.
Mirëpo a do të jenë robotët shërbyes në të ardhmen? Është pyetja që po shtrohet shpesh në industrinë e restoranteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumë prej tyre mendojnë se robotët që shërbejnë janë zgjidhja për reduktimin e krahut punëtor në industri. Shitjet e robotëve janë rritur shumë shpejt viteve të fundit, me dhjetëra mijëra që tani po sillen nëpër sallat e restoranteve anembanë botës.
“S’ka dyshim se bota po shkon drejt asaj rruge”, është shprehur Dennis Reynolds, dekan i Hilton College of Global Hospitality Leadership në Universitetin e Hjustonit. Restoranti i shkollës filloi të përdorë një robot në dhjetor dhe Reynolds thotë se ka lehtësuar ngarkesën e punës për stafin njerëzor dhe e ka bërë shërbimin më efikas.
Megjithatë, të tjerët thonë se robotët që shërbejnë nuk janë hiç më shumë se një lloj mashtrimi që u duhet shumë punë për të bërë që të arrijnë zëvendësimin e njeriut. Ata nuk mund të pranojnë porosi, e në shumë restorante në të cilat mund të shfrytëzohet hapësira jashtë, për robotët është e vështirë sfida fizike dhe ata nuk mund të adaptohen.
“Restorantet janë bukur vende kaotike dhe është e vështirë ta vësh në punë automatizmin në atë mënyrë që të jetë më të vërtetë produktiv”, ka theksuar Craig Le Clair, nënkryetar në kompaninë konsulente Forrestër që studion automatizmin.
Shumë robotë
Mirëpo robotët po shtohen. Bear Robotics me bazë në Redwood City, Kaliforni, e ka prezantuar robotin e tij Servi në vitin 2021 dhe pret të ketë 10 mijë të vendosur deri në fund të këtij viti në 44 shtete të SHBA dhe jashtë saj. Shenzen, Pudu Robotics me bazë në Kinë, e cila u themelua në vitin 2016, ka vendosur më shumë se 56 mijë robotë në mbarë botën.
“Çdo zinxhir restorantesh po shkon drejt automatizimit sa më shumë të jetë e mundur”, ka treguar Phil Zheng nga Richtech Robotics, prodhues i serverëve robotikë me bazë në Austin. “Njerëzit do t’i shohin këto kudo në vitin ose dy vjetët e ardhshëm”.
Li Zhai kishte vështirësi në gjetjen e stafit për Noodle Topia, restorantin e tij Madison Heights, Michigan, në verën e vitit 2021, kështu që bleu një BellaBot nga Pudu Robotics. Roboti ishte aq i suksesshëm sa shtoi edhe dy të tjerë; tani, një robot i çon darkuesit në vendet e tyre, ndërsa një tjetër dërgon enët në tavolina. Punonjësit grumbullojnë enët e pista mbi një robot të tretë për t’u kthyer në kuzhinë.
Tani, Zhai-t i duhen vetëm tre persona për të bërë të njëjtin vëllim biznesi që kryenin pesë ose gjashtë veta. Dhe ata i kursejnë paratë. Një robot kushton rreth 15 mijë dollarë, ka thënë ai, por një person kushton 5 mijë deri në 6 mijë dollarë në muaj.
Zhai ka treguar se robotët u japin shërbyesve njerëzorë më shumë kohë për t’u bashkuar me klientët, gjë që rrit bakshishet. Dhe klientët shpesh postojnë video të robotëve në mediat sociale që tërheqin të tjerët që t’i vizitojnë.
“Përveç kursimit të punës, robotët gjenerojnë biznes”, ka shpjeguar ai.
Ndërveprimet me shërbyesit njerëzorë mund të ndryshojnë. Betzy Giron Reynosa, e cila punon me një BellaBot në The Sushi Factory në West Melbourne, Florida, ka treguar se roboti mund të shkaktojë “dhimbje”.
“Nuk mund t’i thuash të lëvizë apo ndonjë gjë tjetër”, ka theksuar ajo. Ajo gjithashtu ka pasur klientë që nuk duan të veprojnë me të.
Përparësitë e robotit
Por në përgjithësi roboti është një plus, është shprehur ajo. Kjo kursen udhëtimet e saj dhe mbrapa në kuzhinë i jep asaj më shumë kohë me klientët.
Mungesa e fuqisë punëtore përshpejtoi adoptimin e robotëve globalisht, ka bërë të ditur Le Clair. Në SHBA, industria e restoranteve punësonte 15 milionë njerëz në fund të vitit të kaluar, por kjo ishte ende 400 mijë më pak se përpara pandemisë, sipas Shoqatës Kombëtare të Restoranteve. Në një sondazh të fundit, 62% e operatorëve të restoranteve i thanë shoqatës se nuk kanë punonjës të mjaftueshëm për t’i përmbushur kërkesat e klientëve.
Shqetësimet e epokës së pandemisë në lidhje me higjienën dhe adoptimin e teknologjisë së re si menytë e kodit QR gjithashtu krijuan terrenin për robotët, ka thënë Karthik Namasivayam, drejtor i biznesit të mikpritjes në Kolegjin e Biznesit të Universitetit Shtetëror të Miçiganit.
“Sapo një operator fillon të kuptojë dhe të punojë me një teknologji, teknologjitë e tjera bëhen më pak të frikshme dhe do të pranohen shumë më lehtë ndërsa shkojmë përpara”, ka theksuar ai.
Namasivayam vëren se pranimi publik i shërbyesve robotikë është tashmë i lartë në Azi. Pizza Hut ka robotë që shërbejnë në 1000 restorante në Kinë, për shembull.
Shtetet e Bashkuara ishin më të ngadalta për të adoptuar robotë, por disa vende tani po i testojnë ata. Chick-fil-A po i provon ato në shumë lokacione në SHBA dhe thotë se është zbuluar se robotët u japin punonjësve njerëz më shumë kohë për të shërbyer pije, për të pastruar tavolinat dhe për të përshëndetur mysafirët.
Marcus Merritt u befasua kur pa një shërbyes robot në një Chick-fil-A në Atlanta kohët e fundit. Roboti nuk dukej se po zëvendësonte stafin, tha ai; ai numëroi 13 punonjës në dyqan dhe punëtorët i thanë se roboti ndihmon shërbimin të lëvizë pak më shpejt. Ai ishte i kënaqur që roboti i tha atij të kalonte një ditë të mrekullueshme dhe pret që ai të shohë më shumë robotë kur të dalë për të ngrënë.
“Mendoj se teknologjia është pjesë e përditshmërisë sonë normale tani. Të gjithë kanë një telefon celular, të gjithë përdorin një lloj kompjuteri”, ka theksuar Merritt, e cila zotëron një biznes marketingu. “Është përparim i natyrshëm”.
Por jo të gjithë zinxhirët kanë pasur sukses me robotët.
Chili's prezantoi një shërbyes robot të quajtur Rita në vitin 2020 dhe e zgjeroi testin në 61 restorante në SHBA përpara se ta ndalonte papritur gushtin e kaluar. Zinxhiri zbuloi se Rita lëvizi shumë ngadalë dhe pengonte shërbyesit njerëzorë. Dhe 58% e të ftuarve të anketuar thanë se Rita nuk e përmirësoi përvojën e tyre të përgjithshme.
Haidilao, një industri tenxheresh në Kinë, filloi të përdorte robotë një vit më parë për të ofruar ushqim në tavolinat e darkës. Por menaxherët në disa dyqane thanë se robotët nuk janë provuar aq të besueshëm apo me kosto efektive sa serverët njerëzorë.
Wang Long, menaxheri i një dyqani në Pekin, ka thënë se dy robotët e tij janë prishur.
“Ne i përdornim ata vetëm herë pas here”, ka thënë Wang. “Është një lloj koncepti dhe makina nuk mund t’i zëvendësojë kurrë njerëzit”.
Përfundimisht, Namasivayam pret që një përqindje e caktuar e restoranteve - ndoshta 30% - do të vazhdojnë të kenë shërbyes njerëzorë dhe do të konsiderohen më luksoz, teksa pjesa tjetër do të mbështetet më shumë tek robotët në kuzhinë dhe në dhomat e ngrënies. Ekonomia është në anën e robotëve, ka treguar ai; kostoja e punës njerëzore do të vazhdojë të rritet, por kostot e teknologjisë do të bien.
Përktheu: Blerta Haxhiu
