Kompania Uber, që pretendon prej kohe se automatizimi është çelësi i suksesit, po e lanson programin për ta shpërndarë ushqimin te klientët nëpërmjet robotëve.
Programi i quajtur Uber Eats, nga e hëna, do të jetë në funksion ku klientët që porosisin ushqime nëpër lokale fast-foode dhe restorante në Los Angeles, do të mund ta marrin atë me ndihmën e robotëve.
Roboti Serve i ngjan një ftohësi me rrota, me një ‘pako’ me kapak ku do të vendoset ushqimi.
Porosia nga klientët do të mund të bëhet nëpërmjet aplikacionit online të Uberit, ku do të shënohen të dhënat dhe lokacioni i dërgesës.
“Ky është kapitulli i parë i automjeteve autonome që kryejnë dërgesa në Uber”, deklaroi Noah Zych, që udhëheq sektorin e shpërndarjes në kompani.
Uber është i njohur për dërgesa të porosive që ushqimeve nëpër SHBA. Viteve të fundit, të ardhurat e saj pësuan rënie, derisa nëpërmjet robotëve po synohet të ngrihet kualiteti dhe fitimi i kompanisë.
-
Uberi u ofron shoferëve amerikanë 4,000 dollarë për të kaluar në automjete elektrike
-
BMW-ja do të përdorë robotë me formë njeriu për prodhimin e automjeteve
-
Wolt nga 26 marsi në qytetin e bukur të Prizrenit, shkarko Aplikacionin dhe fillo me porositë e para
-
Taksi pa shofer në rrugët e Spanjës, Uberi njofton planin për vitin 2026
-
Musk: Robotët e Teslas mund t'i ndjekin njerëzit për ta parandaluar krimin