Kina ka kryer stërvitje ushtarake duke përdorur “ujqër robotë”, ndërsa ekziston shqetësimi se ajo mund të jetë duke u përgatitur për ta pushtuar Tajvanin.
Ushtria Çlirimtare e Popullit ka thënë se po teston një taktikë të re lufte që përfshin përdorimin e robotëve, raportoi DailyMail.
Pamjet e publikuara kanë treguar të ashtuquajturit “ujqërit robotë” që përdoreshin në stërvitjet sulmuese në bregdet. Pajisjet me katër këmbë po zhvillohen me qëllimin e zëvendësimit të ushtarëve njerëz për të zvogëluar viktimat në luftë.
Këta robotë janë në gjendje të kalojnë përmes telave me gjemba dhe pengesave të tjera lehtësisht, duke e lejuar ushtrinë t’i përdorë ngjashëm si dronët, që janë kthyer në një taktikë thelbësore në luftë.
Sipas mediave kineze, pajisjet mund të shtien me precizitet dhe të punojnë në terrene të vështira.
Edhe
Tajvani thotë se Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth tij
Me peshë 70 kilogramë, robotët mund të qëllojnë caqe deri në 100 metra.
-
Tajvani mbetet në gatishmëri të lartë për shkak të stërvitjeve të Kinës rreth ishullit
-
Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit duke simuluar bllokadën në portet kryesore
-
Në Kinë robotët humanoidë garojnë me njerëzit në një gjysmëmaratonë
-
Kina fillon stërvitje të befasishme ushtarake rreth Tajvanit

