Tech

Loja "Call of Duty: Mobile" më në fund vjen në pajisjet me Android dhe iOS

Adhuruesit e lojërave të dedikuara për pajisjet mobile kanë arsye për gëzim sepse loja "Call of Duty: Mobile" do të vijë në pajisjet që e përdorin sistemin operativ Android dhe iOS.

Bëhet fjalë për një lojë falas e cila i sjell hartat si Nuketown dhe Crash, dhe karakteret dhe armët nga seria CoD, duke përfshirë Black Ops dhe Modern Warfare.

Data e saktë e daljes së lojës nuk dihet, por nga kompania Activision dhe Tencent njoftuan se do ta lansojnë versionin beta të lojës për ata që regjistrohen në faqen e internetit edhe përmes Google Play. Kur të jetë lansuar zyrtarisht, loja do të jetë në dispozicion edhe në iOS App Store, shkruan KOHA Ditore.

"Po punojmë çdo ditë për ta optimizuar lojën për telefonat mobilë të nivelit më të lartë dhe për ta vënë atë në dispozicion për shumë pajisje të tjera", u njoftua.