Nvidia nuk është e vetmja kompani e cila po e bën të mundur të luani Fortniten në pajisjet Apple. Microsoft në bashkëpunim me Epic Games do të sjellë Fortnite në Xbox Cloud Games dhe pa një abonim.
Aktualisht Xbox Cloud Gaming ofrohet në 26 vende të botës dhe përdoruesit mund të luajnë lojën nga shfletuesi në iPhone, iPad, Android dhe Windows, shkruan Bloomberg.
Duke integruar Fortnite, Microsofti mund të përfitojë përdorues të rinj të Xbox Cloud Gaming, sidomos në iOS ku përdoruesit nuk e instalojnë dot më lojën shumë popullore Battle Royale.
Microsoft gjithashtu është gati të mbështesë Epic për të frenuar Applen.
Artikuj të ngjashëm
-
“Fortnite” rikthehet në iPhone, por vetëm në këto shtete
-
Apple “dorëzohet”, bën ndryshimin e madh
-
Apple e akuzoi për mbytje të konkurrencës, shtetet amerikane mbështesin Epic Games
-
Nuk mund ta shkarkoni më Fortniten në “App Store”
-
Gjykata amerikane thotë se Apple ka shkelur urdhrin për reformim të App Storet