Tech

Apple “dorëzohet”, bën ndryshimin e madh

Apple do të lejojë dyqane alternative për aplikacione në pajisjet që do të shiten brenda Bashkimit Evropian nga muaji mars.

Aktualisht, kushdo që ka një iPhone mund të marrë aplikacione vetëm nga “App Store” i Appleit.

Apple në vazhdimësi ka përsëritur qëndrimin se kjo ofron siguri për përdoruesit e vet. Por kompania është akuzuar se po krijon monopol me rregullat që ka ofruar përmes dyqanit. Apple ka përfituar nga 30 për qind të çdo shitjeje që bëhej në aplikacionet që ofroheshin në “App Store”.

“Epic”, krijuesi i videolojës së famshme “Fortnite”, ishte tërhequr nga “App Store” pikërisht për këto arsye. Në teori, tani çdo përdorues i iPhoneit në Evropë mund ta rikthejë “Fortniten” përmes dyqaneve tjera.

Lëvizja e Appleit vjen për shkak të ligjeve të reja në Bashkimin Evropian që synojnë lehtësira për kompanitë më të vogla.

Po ashtu, Apple ka thënë se do të ofrojë edhe opsione të reja të shfletuesve të internetit.

Për të gjitha ka paralajmëruar se mund të shtohet rreziku nga viruset e ndryshme.