Rregullatorët e Bashkimit Evropian kanë thënë se duan të marrin përgjigje nga Apple mbi akuzat se ka bllokuar kompaninë e videolojërave “Epic Games” që ta bëjë dyqanin e vet të aplikacioneve.
“Epic”, prodhuesi i lojës së famshme Fortnite, ka kaluar vite duke luftuar kontrollin ekskluziv të Apple mbi aplikacionet për iPhone, raportoi AP.
Rregullat e reja të BE-së, të dizajnuara për të ndaluar kompanitë e mëdha të teknologjisë të drejtojnë tregjet digjitale, e kanë detyruar Applen të lejojë njerëzit në Evropë të shkarkojnë aplikacione në iPhone nga dyqanet që nuk operohen nga gjiganti i teknologjisë amerikane.
Komisioni Evropian ka thënë se ka kërkuar shpjegime për këtë çështje nga Apple.
“Epic” ka thënë se Apple ka shkelur rregullat duke refuzuar një dyqan aplikacionesh për iPhone që planifikonte për përdoruesit në Bashkimin Evropian.