Respawn dhe EA e kanë një plan të ri për ta ruajtur popullaritetin ekzistues të lojës Apex Legends, gjë që është pikërisht ajo që e bëri Epic Games me Fortnite – ta mundësojë lojën për telefona dhe tabletë, raporton Engadget.
EA theksoi se e planifikon lansimin e kësaj loje battle royale në pajisjet mobile. Nuk janë theksuar informacionet konkrete për atë se në cilat platforma pritet loja, dhe as në çfarë afati kohor, por mund të supozohet se do të ekzistojnë versione për Android dhe iOS, shkruan KOHA Ditore.
Kompania gjithashtu theksoi se është shënuar një rënie në profite në nivel vjetor përkundër lansimit të Apex Legends, që do të thotë se do të nevojitet ekspanzioni për lojën në periudhën e ardhshme. Kjo nuk e paraqet ndonjë surprizë, sepse edhe pse loja po shitej mirë në fillim, nuk u realizuan plotësisht pritjet që EA i kishte.
-
Loja "Call of Duty: Mobile" më në fund vjen në pajisjet me Android dhe iOS
-
Apex Legends arrin 50 milionë lojtarë gjatë muajit të parë
-
Apex Legends brenda një jave ka tërhequr mbi 25 milionë lojtarë
-
Fortnite këtë verë arrin në Android
-
Samsungu akuzohet se po vështirëson shkarkimin e videolojës së famshme