Epic Games ka njoftuar se versioni i shumëpritur Android i lojës së famshme Fortnite, e cila është lansuar në muajin mars për iOS, do të arrijë këtë verë (nga muaji qershor deri në gusht).
Epic, po ashtu, njoftoi për disa shtesa dhe përmirësime të cilat do të vijnë në platformën për celularë.
Bisedat me zë do të vijnë së shpejti, kështu që përdoruesit mund të bisedojnë me shokët e tyre të ekipit , transmeton Koha.net. Po ashtu, do të jetë e mundshme që zërin tuaj ta ndalni ose të ndonjërit nga shokët tuaj dhe bisedat me zë do të punojnë përmes platformës.
Opsioni për ruajtjen e baterisë do të shtohet në mënyrë që të reduktojë konfigurimet e grafikës për konsumim të ulët të energjisë.
Gjithashtu, edhe veçoria për ndjekjen e statistikave do të vijë në versionin mobil. Së fundmi, u shtua edhe një HUD i përshtatshëm në version iOS të lojës.
Edhe
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
Fortnite do të marrë edhe një veçori të avancuar për auto-vrapim me instalim të reduktuar dhe madhësitë e përditësuara, performancë të përmirësuar të grafikës dhe stabilitet të përmirësuar.
Mbetet t’i shohim këto përmirësimet në përditësimet e radhës.