Prej disa kohësh ka pasur thashetheme se Apple mund ta prezantojë MacBook Pro 16 inçësh. Informacioni më i fundit që e kishim ishte se laptopi do të lansohet në fund të tetorit, por kjo siç u pa nuk ndodhi. Tani, sipas DigiTimes, Apple është duke u përgatitur ta lansojë laptopin gjatë tremujorit aktual, raporton Ubergizmo.
Nga ana tjetër, nuk dihet se kur do të lansohet saktësisht pajisja, por raporti thotë se Apple do të fillojë me livrim masiv të laptopit të vet 16-inçësh ultra të hollë MacBook Pro.
Pritet që disa ndryshime në laptop të përfshijnë ndryshime të tastierës, e cila do ta përdorë mekanizmin e ri "scissor switch". Analisti Ming-Chi Kuo njoftoi kohët e fundit se këto tastiera të reja nuk priten para mesit të vitit 2020, shkruan KOHA Ditore.
Tani për tani, të gjitha që u thanë më sipër duhet të merren me rezervë, ndërsa më shumë detaje për laptopin 16-inçësh MacBook Pro mund të jenë në dispozicion gjatë javëve të ardhshme.