Thashethemet se Apple është duke e përgatitur një MacBook Pro 16 inçësh janë shfaqur prej sa kohësh tani, ndërsa laptopi mund të dalë në treg më vonë gjatë këtij viti.
Mbetet për t’u parë nëse kjo do të realizohet, ndërsa në ndërkohë analisti Ming-Chi Kuo ka sugjeruar se laptopi do të publikohet, raporton Ubergizmo.
Në gjithë këtë është përfshirë edhe kompania mediatike DigiTimes, e cila në raportin e saj i mbështeti parashikimet e Kuo dhe "konfirmoi" se MacBook Pro 16-inçësh do të vijë në shtator, dhe se do të ketë korniza më të holla të cilat do t’ia mundësonin laptopit ta mbajë formatin e ngjashëm me modelin 15-inçësh MacBook Pro, shkruan KOHA Ditore.
Sigurisht, nuk ka nevojë të theksohet se ky model i laptopit nuk do të jetë i lirë, ndërsa disa raporte të mëhershme sugjeruan për një çmim fillestar prej madje 3,000 dollarësh. Të gjitha informacionet e mësipërme duhet të merren me rezervë, pasi që Apple nuk ka konfirmuar asgjë.
-
Livrimi i laptopit 16-inçësh MacBook Pro pritet gjatë këtij tremujori
-
MacBook Pro 16-inçësh mund të arrijë në tetor, me një çmim prej 3.000 dollarësh
-
Apple pritet të dalë me një njoftim për kompjuterët e rinj Mac
-
Apple së shpejti e lanson versionin e ri të MacBook Air
-
Apple prezanton një laptop surprizë