Apple po përgatitet ta prezantojë një MacBook Air të ri në Konferencën e saj vjetore të sipërmarrësve, ndonëse përdoruesit nuk do të mund ta blejnë menjëherë.
Siç shkruan “TheVerge” të hënën, laptopi po prodhohet në zyrat e kompanisë në Kinë, e për shkak të masave kufizuese anti-COVID, furnizimi për tregje do të jetë i kufizuar. Aktualisht, Kina është nën masa të rrepta kufizuese për shkak të përhapjes së rasteve të koronavirusit.
Si pasojë, kompanitë Apple, Pegatron e Quanta, janë në mesin e fabrikave të mbyllura për numër të madh konsumatorësh.
Zyrtari i Apple në Kinë, Ming-Chi Kuo, deklaroi që kompania amerikane pritet t’i dërgojë nga gjashtë deri në shtatë milionë MacBook Air të rinj gjatë tremujorit të ardhshëm të këtij viti, në rast se prodhimi kthehet në normalitetit. Ende nuk janë bërë të ditura specifikat e laptopit të ri që Apple pritet ta lansojë.
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Kina konfirmon planin për blerjen e 200 avionëve Boeing nga SHBA-ja