Apple do ta lansojë telefonin më të ri më 9 shtator. Ngjarja më e madhe e vitit e kompanisë së madhe amerikane do të sjellë telefonat e rinj, orët dhe kufjet. Mund të ketë edhe befasi.
iPhone 17 do të jetë pajisja kryesore e ngjarjes. Në serinë e re të telefonave, pos standardëve iPhone 17 dhe modeleve Pro, do të vijë një telefon super i hollë me emrin iPhone 17 Air. Do të jetë ndryshimi më i madh në telefonat e Appleit në gati një dekadë.
Sipas MacRumors, pajisja do të jetë rreth dy milimetra më i hollë se iPhone 16. Do të jetë telefoni më i hollë deri tash, me 5.5 milimetra trashësi.
Në të do të akomodohet kamera horizontale me lente 48 megapikselë. Përpara kamera do të jetë 24 megapikselëshe.
iPhone 17 Air do të ketë ekran 6.6 inç dhe kornizë të kombinuar titan – alumin. Me vetëm 145 gramë peshë, kjo pajisje do të jetë fare pak më e rëndë se iPhone 13 Mini.
iPhone 17 Air do ta ketë çipin A19 sikur në iPhone 17. Do të ketë edhe 12 GB RAM. Dallimi do të jetë se ky telefon do të jetë vetëm me eSim pasi nuk ka hapësirë për kartela të telefonit.