iPhone i ri po vjen. Me iPhone 17 që do të lansohet më 9 shtator, karakteristika të tij kanë filluar të zbulohen. Mund të jetë ndryshimi më i madh i Apple në vite. Të katër modelet e iPhone 17 që pritet të dalin do të jenë të ridizajnuar.
Nga modelet është iPhone 17 Air që do të jetë super i hollë. Ai thuhet se do të jetë 5.5 milimetra i hollë. Modelet e tjera janë emërtuar si ato paraprake: iPhone 17, iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max.
Megjithëse iPhone 17 Air do të jetë sensacioni i serisë së re, çmimi nuk do të dallojë shumë nga ai i kaluari. Bloomberg ka raportuar se çmimi pritet të jetë sa ai i iPhone 16 Plus: 899 dollarë.
Sipas raportimet, iPhonet e rinj do të kenë butona ndryshe nga modelet paraprake. Tani në vend të atyre që ishin për volum, butonat do të shkrihen në një të vetëm.
Për nga madhësia e tyre, nuk pritet që të ketë ndryshim nga ato të modeleve iPhone 16. Raportohet se ngjyra të reja do të shtohen, si nuancat e të kaltrës, gjelbrës, vjollcës.
Kamera pritet të jetë shumë më e mirë, teksa është raportuar se modelet Pro mund ta posedojnë karakteristikën e incizimit nga para dhe prapa në të njëjtën kohë.