Agjencia hapësinore, NASA, ka publikuar të martën një seri fotografish nga teleskopi më i madh hapësinor, “James Webb Space Telescope”.
Një nga fotografitë e publikuara është “Stephan’s Quintet”, një grup i pesë galaktikave.
“Pesëshja e Stephanit” është më shumë e njohur si emër për paraqitjen në filmin festiv “It’s a Wonderful Life”.
Teleskopi i ri ka publikuar kuintetin në drita të reja. Mozaiku është fotografia më e madhe deri tash në histori, duke mbuluar gati një të pestën e diametrit të Hënës.
Përmban mbi 150 milionë pikselë dhe është e konstruktuar nga gati 1000 dosje të ndara fotografish.
Informata e re nga “Webbi” tregon se si ndërveprimet e galaktikave kanë shpirë në evoluimin e galaktikave në fillimet e universit.
Përpos një fotografie të një planeti jashtë sistemit tonë solar, fotografitë tregojnë pjesë të universit, të para edhe nga teleskopët tjerë.
Por fuqia e “Webbit” do të përdorë dritat e veçanta infrared për t’i parë më mirë.
Fotografitë e reja shfaqin detaje të kozmosit deri në agimin e universit të njohur. Sjellin epokë revolucionare në zbulimet astronomike.
NASA publikoi më herët fotografinë më të qartë të galaktikave që datojnë mbi 13 miliardë vjet më parë.
Gjithçka u realizua nga teleskopi “James Webb”, që kushtoi mbi 10 miliardë dollarë.
Fotografia e re identifikon avujt e ujit në planetin gjigant

Përmes teleskopit “James Webb” është publikuar një spektër i marrë nga atmosfera e WASP-96b, një planet gjigant përtej sistemit tonë solar, rreth 1150 vite drite larg Tokës.
WASP-96b është sikur Jupiteri.
Dhe “Webb” ka identifikuar molekulat në atmosferën e saj.
Aty shihen avuj të ujit. WASP-96b nuk është planeti i duhur për jetë: është shumë afër dhe e ka shumë nxehtë afër yllit kryesor të tij.
Por “Webb” është duke shikuar për planetë të tjera që kanë atmosferë të ngjashme si Toka.
Shfaqet “Unaza Jugore”

“Unaza Jugore” është një sferë gjigante gazi dhe pluhuri e ndriçuar nga një yll në vdekje në qendër.
Teksa yjet “plaken", ato ndryshojnë nga mënyra se si bëjnë energji dhe largojnë shtresat e jashtme.
Dhe më pas, kur ylli bëhet prapë i nxehtë, i jep energji të gjithë materialit të hedhur më parë.
“Southern Ring” është gati gjysmë viti dritë në diametër dhe ndodhet rreth dymijë vite dritë larg Tokës
Kjo lloje strukture quhet “mjegullnajë planetare”, por s’ka të bëjë asgjë me planetët.
Fotografitë e teleskopit tregojnë “Pesëshen e Stephanit” – 290 milionë vjet drite larg

Rreth 290 milionë vjet drite larg tokës, “Pesëshja e Stephanit” është i vendosur në yjësinë “Pegasus”.
Është grupi i parë kompakt i galaktikave, i zbuluar ndonjëherë.
Katër nga pesë galaktikat brenda kuintetit janë të mbyllura “në një vallëzim kozmik”.
Fotografia s’jep ndryshime të mëdha nga versioni “Hubble”, por sensitiviteti i teleskopit të ri do të ofrojë mundësinë për studime të mëtejme nga astronomët.
Dhe kjo ka qenë edhe shpresa e madhe kur u përdor teleskopi “James Webb”.
Fotografia e fundit tregon “Carina Nebulan”

“Carina Nebula” ishte cak i moçëm i teleskopit “Hubble” – paraardhësit të “Webbit”. “Carina” është një nga mjegullnajat më të mëdha dhe të ndritshme në qiell, e lokalizuar rreth 7600 vite drite larg Tokës.
Këto mjegullnaja, apo çerdhe yjore, janë re të mëdha gazi dhe pluhuri në të cilat formohen yjet e reja.
Fotografia nuk ofron shumë detaje, por një nga qëllimet shkencore është të studiohen si krijohen yjet dhe “Carina” është vendi i duhur për këtë.