Imazhet shumë të detajuara të 19 galaktikave spirale janë publikuar nga NASA.
Ato u kapën nga teleskopi hapësinor James Webb (JWST) dhe po analizohen nga shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Teleskopi është i pajisur me instrumente shumë të ndjeshme që e lejojnë atë të shikojë objekte më të vjetra dhe më të largëta, shkroi BBC.
Universiteti tha se "imazhet e jashtëzakonshme do të ofrojnë disa zbulime të reja për astronomët dhe astrofizikanët në mbarë botën".

“Sasia e detajeve në këto imazhe është e jashtëzakonshme – në mënyrë të mirë”, ka thënë Thomas William, studiues në universitet, duke shtuar se ato mund të plotësojnë zbrazëtirat në njohjen e shkencëtarëve për strukturën dhe evoluimin e galaktikave, yjeve e të tjera.
