Presidenti amerikan Joe Biden publikoi të martën (sipas kohës në Kosovë) foton e parë nga teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s, një imazh i një grupi galaktikash që sjell pamjen më të detajuar të universit të parë ndonjëherë, shkruan AP-ja të martën.
Shtëpia e Bardhë dha një paraqitje të vogël të imazheve të para me rezolucion të lartë, me ngjyra të plota të Webb-it përpara një zbulimi më të madh të fotografive dhe të dhënave spektrografike që NASA planifikon t’i zbulojë të martën në Qendrën Hapësinore Goddard në SHBA.
Observatori Webb prej 9 miliardë dollarësh, teleskopi më i madh dhe më i fuqishëm i shkencës hapësinore i lëshuar ndonjëherë, është projektuar për të parë nëpër kozmos deri në agimin e universit të njohur, duke sjellë një epokë revolucionare të zbulimeve astronomike.
Imazhi i treguar nga Bideni dhe shefi i NASA-s, Bill Nelson, tregon një grup galaktikash 4.6 miliardë vjeçar të quajtur SMACS 0723, masa e kombinuar e të cilit vepron si një “thjerrëz gravitacionale”, duke shtrembëruar hapësirën për të zmadhuar dritën që vjen nga galaktikat më të largëta pas tij.
Të paktën një nga dritat më të zbehta dhe më të vjetra që shfaqen në “sfondin” e fotografisë - një kombinim i imazheve të gjatësive të ndryshme valore të dritës - daton prej më shumë se 13 miliardë vjet, tha Nelson. Kjo e bën atë vetëm 800 milionë vjet më të ri se Big Bengu, pika teorike e ndezjes që filloi zgjerimin e universit, rreth 13.8 miliardë vjet më parë.
Edhe
Imazhet mahnitëse nga teleskopi “James Webb” tregojnë Universin si kurrë më parë
“Është një dritare e re në historinë e universit tonë”, deklaroi Biden përpara se imazhi të zbulohej.
“Dhe sot ne do të shohim dritën e parë që do të shkëlqejë përmes asaj dritareje: dritë nga botët e tjera, yje që rrotullohen shumë përtej sonës. Është e mahnitshme për mua”.
Të premten, agjencia hapësinore njoftoi listën e pesë trupave qiellorë të zgjedhur për debutimin e saj në Webb.
Teleskopi Webb u ndërtua nga gjiganti i hapësirës ajrore Northrop Grumman Corp. Ai u lëshua në hapësirë për NASA-n dhe kompanitë evropiane e kanadeze në ditën e Krishtlindjeve 2021, nga Guajana Franceze, në bregun verilindor të Amerikës së Jugut.
Publikimi i shumëpritur i imazheve të tij të para vjen pas gjashtë muajsh zhvillimi në distancë të komponentëve të ndryshëm të Webb-it, rreshtimi i pasqyrave dhe kalibrimi i instrumenteve të tij.
Edhe
NASA publikon pamjet e reja të hapësirës së largët
Me Webb tani të rregulluar mirë dhe plotësisht të fokusuar, shkencëtarët do të nisin një listë misionesh të zgjedhura në mënyrë konkurruese që eksplorojnë evolucionin e galaktikave, ciklet e jetës së yjeve, atmosferave e ekzoplaneteve të largëta dhe hënat e sistemit tonë të jashtëm diellor.
Webb është rreth 100 herë më i ndjeshëm se paraardhësi i tij 30-vjeçar, teleskopi hapësinor Hubble, që vepron kryesisht në gjatësi vale optike dhe ultravjollcë.
Sipërfaqja shumë më e madhe që mbledh dritën e pasqyrës kryesore të Webb-it - një grup prej 18 segmentesh gjashtëkëndore prej metali berilium të veshur me ar - e lejon atë të vëzhgojë objekte në distanca më të mëdha, pra më larg në kohë, sesa Hubble ose çdo teleskop tjetër.
Koleksioni përfshin gjithashtu grupime galaktikash të njohura si Kuintet i Stephanit, i cili u zbulua për herë të parë më 1877 dhe përfshin disa galaktika të përshkruara nga NASA si "të mbyllura në një valle kozmike të takimeve të përsëritura të afërta".
Edhe
Teleskopi James Webb vendoset plotësisht në hapësirë
NASA do të paraqesë gjithashtu analizën e parë spektrografike të Webb-it të një ekzoplaneti - rreth gjysma e masës së Jupiterit më shumë se 1,100 vite dritë larg - duke zbuluar nënshkrimet molekulare të dritës së filtruar që kalon nëpër atmosferën e tij.
Prezantimi i imazhit më të detajuar ndonjëherë të hapësirës së largët nga preseidenti amerikan Joe Biden? VIDEO: Prezantimi i imazhit më të detajuar ndonjëherë të hapësirës së largët nga preseidenti amerikan Joe Biden “Dhe sot ne do të shohim dritën e parë që do të shkëlqejë përmes asaj dritareje: dritë nga botët e tjera, yje që rrotullohen shumë përtej sonës. Është e mahnitshme për mua” Video: Associated Press
Posted by Koha.net on Monday, July 11, 2022