Disa vjet më parë, derisa Hideo Kojima ishte ende pjesë e Konamit, loja e re Silent Hill ishte në zhvillim. Fatkeqësisht, loja nuk u krijua ose publikua kurrë, ndërsa Kojima ndërkohë e braktisi kompaninë. Shumë njerëz u shqetësuan për fatin e franshizës së popullarizuar, por si duket priten lajme të mira, raporton Ubergizmo.
Sipas tweetit më të ri të Aesthetic Gamer, si duket Konami është në proces të zhvillimit të dy lojërave Silent Hill. Tweeti i tij sugjeron që Konami para disa viteve i ka kontaktuar developerët për t'iu dhënë atyre ide për ringjalljen e serialit dhe se po shqyrtohen dy qasje.
Aesthetic Gamer sugjeron që njëra ide që Konami e kishte tregon për ribërjen e titullit, ndërsa tjetra e paraqet një lojë në formë të episodit, e ngjashme me atë që e ofroi TellTale, shkruan KOHA Ditore. Nuk dihet nëse Konami do t’i zhvillojë dy tituj njëkohësisht apo nëse do të përcaktohet vetëm për një.
Tweetti përmend, gjithashtu, se ekzistojnë gjasa të mëdha që të paktën njëri prej titujve mund të dalë në treg këtë vit, por mbetet të shihet nëse kjo do të realizohet.