Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Loja e re Resident Evil është duke u përgatitur

Capcom e filloi këtë vit me lojën e mrekullueshme Resident Evil 2 Remake, ndërsa si duket është duke u përgatitur edhe një lojë e re. Në Japoni, anëtarët e programit Resident Evil Ambassadors kanë filluar të marrin ftesa për testimin e lojës së re Resident Evil, raporton KitGuru.

Sugjerohet që ka filluar rekrutimi i testuesve për lojën që është në zhvillim, ndërsa testimet do të mbahen më 8 ose 9 shtator. Ajo që dihet është se Capcom Division 1 po e zhvillon lojën e re, kështu që është e mundur që bëhet fjalë për ndonjë version të modernizuar të ndonjë titulli më të vjetër në serial, ose një tjetër lojë Resident Evil Revelations, apo edhe Resident Evil 8, shkruan KOHA Ditore.

Resident Evil i ka pasur një sërë rimejkesh dhe variantesh spin-off ndër vite, ndërsa pritet që deri në fund të vitit ta kemi një njoftim zyrtar të titullit të ardhshëm në serinë Resident Evil.