Toyota Motor Corp do të rifillojë prodhimin vendas nga e mërkura, pas një sulmi kibernetik ndaj një furnizuesi që ndaloi fabrikat e gjigantit të veturave për një ditë, duke shkaktuar shqetësime rreth cenueshmërisë në zinxhirin e furnizimit të Japonisë.
Nuk ka informacione se kush qëndron pas sulmit, as motivi. Ai erdhi menjëherë pasi Japonia iu bashkua aleatëve perëndimorë në shtypjen e Rusisë, në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, megjithëse ishte e paqartë nëse sulmi kishte lidhje.
Siguria kibernetike është shfaqur si një fushë kyçe e shqetësimit në Japoni, ku kritikët e Qeverisë thonë se përgjigjet ndaj kërcënimeve të hakerimit janë penguar nga një qasje e thyer.
Linjat e prodhimit të Toyota-s do të ndizen sërish në 14 fabrikat e saj në të gjithë vendin të mërkurën, bëri të ditur kompania në një deklaratë. Pezullimi i së martës goditi prodhimin e rreth 13,000 veturave.
Kojima Industries Corp, e cila ofron pjesë plastike dhe komponentë elektronikë për prodhuesin e veturave, ka thënë se kishte zbuluar një gabim në një nga serverët e skedarëve të shtunën mbrëma.
Pas rindezjes së serverit, ai konfirmoi se ishte infektuar me një virus dhe gjeti një mesazh kërcënues, u tha në një deklaratë të veçantë.
-
Toyota nga e hëna rifillon punën në fabrikat e automjeteve në Japoni
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Prodhimi global i Toyotass bie për të nëntin muaj radhazi
-
Toyota në Kinë pushon nga puna rreth një mijë punëtorë
-
Mbi 2 milionë përdorues të Toyotas rrezikohen nga rrjedhja e të dhënave të automjeteve në Japoni