Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Toyota nga e hëna rifillon punën në fabrikat e automjeteve në Japoni

Toyota

Prodhuesi i automjeteve Toyota Motor ka njoftuar se do të rifillojë punën në fabrikat e veta japoneze të hënën, raportoi të dielën Reuters.

Derisa pasgoditjet po vazhdojnë nga tërmeti 7.6 ballësh që goditi këtë vend më 1 janar, ku u dëmtua bregu perëndimor i Japonisë dhe shumë nga furnizuesit e saj dhe filialet janë në zonat e prekura, Toyota ka thënë se do t’i përdorë pjesën në magazinë jashtë këtyre zonave.

Presidenti i Toyotas, Koji Sato, ka thënë se kompania po kërkonte të kuptonte situatën e zinxhirit të furnizimit pasi furnizuesit Aisin dhe Sumitomo Electric pësuan dëme nga tërmeti.

“Që nga e premtja, rreth 80% e 200 kompanive me impiante në zonat e goditura nga tërmeti kanë rifilluar prodhimin ose do të rifillojnë së shpejti”, ka thënë ai.

Më shumë se 100 persona janë konfirmuar të vdekur dhe më shumë se 200 janë ende të zhdukur pas tërmetit që goditi gadishullin Noto, në bregun veriperëndimor të Tokios.