Komisioni Evropian ka njoftuar se u ka thënë stafit ta largojnë TikTok-un nga pajisjet elektronike që i përdorin në punë, raporton agjencia AP.
Në një lëvizje të parë të tillë nga Komisioni Evropian, është njoftuar se pezullohet përdorimi i TikTokut në pajisjet elektronike që stafi i përdor gjatë punës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo lëvizje është thënë se ka për qëllim të mbrojë institucionet nga kërcënimet nga sulmet kibernetike.
“Vendimi është analizuar me kujdes, shqyrtuar dhe është marrë nga Bordi Menaxhues i Komisionit”, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Sonya Gospodinova.
TikTok-u nuk ka komentuar ende në lidhje me këtë çështje.