Rrjeti Transmetues Britanik, i njohur si BBC, i ka kërkuar stafit që ta fshijnë aplikacionin kinez TikTok nga telefonat celularë të korporatave.
Në udhëzim iu tha punonjësve se nëse s’e përdorin për arsye biznesore, aplikacioni të fshihet për shkak të sigurisë së ulët të këtij rrjeti social.
“Ne nuk rekomandojmë instalimin e TikTokut në një pajisje të korporatës, përveç nëse ka ndonjë arsye të justifikueshme. Nëse nuk ju duhet TikToku për arsye biznesi, duhet të fshihet”, thuhet në komunikatën e BBC-së.
Kjo masë vjen pasi qeveria britanike e ndaloi aplikacionin në telefonat e zyrtarëve publikë, me arsyetimin se të dhënat e tyre janë shumë lehtë të qasshme.
“Vendimi bazohet në shqetësimet e ngritura nga autoritetet qeveritare në mbarë botën, në lidhje me privatësinë dhe sigurinë e të dhënave. BBC-ja u kërkoi punonjësve që kanë TikTok në telefonat e tyre personalë, por që i përdorin ato pajisje për arsye pune, të kontaktojnë me ekipin e sigurisë së informacionit të organizatës, në mënyrë që të diskutojnë llojin e informacionit të BBC-së me të cilin punoni”, vazhdon BBC-ja.
Korporata mediale tha se përdorimi i këtij rrjeti social mund të ketë pasoja të rënda në cenimin e privatësisë.
-
TikToku nuk do të lejohet në celularët e qeveritarëve në Britani të Madhe
-
Pse të gjithë po e ndalojnë TikTokun në telefonat zyrtarë?
-
Komisioni Evropian urdhëron stafin që ta largojë TikTok-un nga pajisjet e punës
-
Komisioni Evropian ndalon punonjësit ta përdorin TikTokun
-
Deputetët diskutojnë mundësinë e ndalimit të TikTokut në Kosovë