Një kompani izraelite ka zëvendësuar njerëzit me robotët fluturues që mund të vjelin frutat.
Është pamje futuriste: pemishte me plot fruta dhe zhurma e robotëve që ka zëvendësuar cicërimën e zogjve.
Robotët fluturojnë përreth dhe mbledhin frutat direkt nga pemët, duke i vendosur ato në një kosh.
Kjo ua ka lehtësuar punën bujqve, mund t’i ulë çmimet e ushqimit dhe puna bëhet më ekonomike, ka vlerësuar kompania izraelite “Tevel”.
“Robotët fluturojnë, janë të pajisur me kapëse të butë që butësisht i mban edhe frutat dhe nuk i dëmton. Kanë katër motorë që punojnë me algoritëm, të cilët mundësojnë kapjen e çdo frute”.
Robotët janë të pajisur me kamera tredimensionale. Mirëpo, kanë edhe sistemin që mund t’i identifikojë frutat e pjekur.
“Ata drejtohen nga makineria me softuer të sofistikuar. Transmetimi i të dhënave vjen nga kamerat tredimensionale. Robotët marrin shumë vendime – cilat janë frutat, gjethet dhe si t’u qasen frutave, nëse janë të pjekur apo të papjekur, çfarë të bëjnë me frutat dhe shumë vendime të tjera”.
Robotët kanë nisur të kryejnë punë te bujqit në Itali dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shkencëtarët thonë se inteligjenca artificiale është e ardhmja.
Por këta robotë nuk janë ende gati për t’i zëvendësuar njerëzit.