Numri më i madh i telefonave në treg e përdorin sistemin operativ të Google, Android. Madje edhe pajisjet në Kinë, ku pothuajse nuk ka fare shërbime të Google, e përdorin platformën mobile Android. Është e sigurt se shumica e prodhuesve do të preferonin të përdorej sistemi i tyre operativ, sepse kjo do të thotë më shumë kontroll mbi atë se çfarë mund të bëjë OS dhe çfarë mund të vendosin në të, por tani për tani është mjaft e vështirë të shmanget ajo që e ofron ekosistemi i Google, shkruan Ubergizmo.
Megjithatë, Huawei si duket është më shumë se i gatshëm për disa skenare të ardhshme potenciale. Richard Yu, CEO i kompanisë Huawei, tha në një intervistë se kompania e ka zhvilluar sistemin e vet operativ, i cili mund të përdoret nëse paraqitet nevoja për këtë dhe nëse Androidi më nuk do të jetë në dispozicion të kompanisë, shkruan KOHA Ditore.
"E kemi përgatitur sistemin tonë operativ. Nëse ndodh ndonjëherë që nuk do të mund ta përdorim Androidin, do të jemi të përgatitur. Ky është plani ynë B. Por sigurisht, më shumë preferojmë t’i përdorim ekosistemet Google dhe Microsoft", theksoi Yu.
Huawei nuk është kompania e parë që e zhvillon platformën e vet dhe që do ta implementonte sistemin e vet operativ si një alternativë ndaj Androidit. Samsungu është përpjekur ta përdorë sistemin e vet Tizen në të kaluarën, por ky softuer nuk ka përjetuar asnjëherë jetësim të plotë.
Ekzistojnë disa skenarë ku Huawei në të ardhmen do të mund ta përdorte zgjidhjen në formën e platformës së vet OS. Kompania aktualisht po ballafaqohet me probleme me qeveri të ndryshme anembanë botës, të cilat po i ndalojnë pajisjet dhe teknologjinë e gjigantit kinez. Gjithashtu, Huawei ka probleme sepse po humb gjithnjë e më shumë marrëveshje me provajderët dhe shitësit. Nga ana tjetër, Google në një moment mund të vendosë që Androidin ta mbajë vetëm për vete, në vend se platformën ta ofrojë në kod të hapur. Për të gjitha këto situata, Huawei e ka një zgjidhje të gatshme.
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni
-
Alibaba padit SHBA-në për akuzat mbi lidhje me ushtrinë kineze
-
Si po e anashkalojnë rusët perden digjitale të hekurt të Putinit?
-
Nga “mbretëresha e telefonave” në dështim, ku gaboi Nokia?