OS Hongmeng është përmendur shpesh si zëvendësues për Androidin në telefonat Huawei, por si duket gjiganti kinez ka plane të tjera. Catherine Chen, anëtare e bordit dhe nënkryetare e Huawei, tha se OS Hongmeng kurrë nuk ishte planifikuar që ta zëvendësojë Androidin – ai është krijuar për përdorim në biznes dhe IoT.
Chen e njoftoi këtë gjatë një takimi me mediat në Bruksel. OS Hongmeng është trademarkuar kohët e fundit, por është destinuar për përdorim industrial dhe është zhvilluar shumë më herët se që filluan thashethemet për zëvendësimin për Android, që u shkaktua nga lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kinës, shkruan KOHA Ditore.
Si duket OS Hongmeng përmban linja dukshëm më të vogla të kodit - qindra mijëra, në vend të disa dhjetëra miliona sa i përmbanë sistemi operativ për pajisje mobile. Sistemi operativ i brendshëm i Huawei gjithashtu e ka një latencë jashtëzakonisht të ulët në krahasim me sistemin operativ për telefona, sipas Chen.
-
Zëvendësimi i Huaweit për Android mund të prezantohet këtë javë
-
Huawei livron një milion telefona me HongMeng OS për testim
-
Zëvendësimi i Androidit nga Huawei mund të emërtohet Ark OS
-
Huawei sjell Hongmeng si zëvendësim për sistemet operative Android dhe Windows
-
Huawei e ka rezervën për Android nëse paraqitet nevoja