Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Huawei sjell Hongmeng si zëvendësim për sistemet operative Android dhe Windows

Java e kaluar ka qenë mjaft turbulente për kompaninë Huawei, e cila është vendosur në listën e zezë nga administrata amerikane, gjë që ka bërë që kompanitë më të mëdha në botë të teknologjisë ta bllokojnë bashkëpunimin me gjigantin kinez. Jo shumë kohë pas ndalimit, Huawei theksoi se kishte parashikuar se kjo ditë do të vijë dhe se është përgatitur për këtë, raporton MSPowerUser.
Kompania, gjithashtu, zbuloi se tashmë po punon në sistemin e vet operativ, i cili do të konkurrojë me Androidin. Huawei gjithashtu ka paraqitur një kërkesë për mbrojtjen e emrit në agjencinë kineze të mbrojtjes së pronësisë intelektuale. Kërkesa është dorëzuar më 24 gusht 2018 ndërsa trademark është valid deri më 13 maj 2029, shkruan KOHA Ditore.
Pak ditë më parë, Huawei konfirmoi se në vjeshtë planifikon ta lansojë sistemin e vet operativ Hongmeng, i cili do të duhej të punojë edhe në telefona edhe në laptopë. Sistemi operativ me siguri do të jetë në gjendje t’i ekzekutojë aplikacionet Android.