Si rezultat i ndalesës së administratës amerikane, licenca për Android për Huawei është tërhequr dhe kjo kompani nuk do të mund të shfrytëzojë Google Play Services (përfshirë edhe Google Play Store) në telefonat që tashmë nuk janë të licencuar. Kjo do të thotë që kjo kompani do të duhet të gjejë një zgjidhje të re për përkrahjen softuerike, shkruan GSMArena.
Thashethemet fillimisht sugjeronin që zgjidhja do të jetë sistemi operativ i Huawei, Ark OS (HongMeng OS), i cili do të duhej të paraqitet kah tetori. Mirëpo, burimet e afërta me këtë tematikë theksojnë që gjiganti kinez po shqyrton edhe një alternativë – Sailfish OS, shkruan KOHA Ditore.
Këtu në fakt nuk bëhet fjalë për sistemin operativ të pastër Sailfish, por për degën e tij me emërtimin Aurora OS. Është megjithatë ende një sistem operativ mobil i bazuar në Linux. Sipas pohimeve, Huawei tashmë është duke testuar Aurora OS në disa prej pajisjeve të veta.
-
Huawei livron një milion telefona me HongMeng OS për testim
-
Sistemi operativ i Huawei mund të paraqitet në vjeshtë
-
Zëvendësimi i Androidit nga Huawei mund të emërtohet Ark OS
-
Huawei sjell Hongmeng si zëvendësim për sistemet operative Android dhe Windows
-
Huawei e ka rezervën për Android nëse paraqitet nevoja