Edhe pse kompanisë Huawei në maj i është tërhequr licenca për Android, prodhuesi kinez do t’ia dalë që gjatë vitit 2019 t’i tejkalojë objektivat e synuara kur bëhet fjalë për shitjet e telefonave, raporton GSMArena.
Huawei ka parashikuar që gjatë vitit t’i livrojë 250 milionë telefona, ndërsa analisti Guo Minghao pret që do të livrohen rreth 260 milionë pajisje.
Sipas analistëve, faktori më i madh i suksesit të Huaweit është tregu i Kinës, ku kompania arriti ta rrisë pjesëmarrjen e tregut gjatë këtij viti.
Një faktor tjetër pozitiv është se Huawei e ka përmirësuar shitjen në disa tregje globale, edhe pse analisti nuk jep informacione specifike se për cilat tregje bëhet fjalë, shkruan KOHA Ditore.
Guo Minghao pret që Huawei do të arrijë plotësisht t’i tejkalojë problemet me administratën amerikane deri në fund të korrikut, gjë që do ta kthejë kompaninë përsëri në konkurrencë me Samsungun për pozicionin e shitësit më të madh global të telefonave.
-
Huawei ka livruar afro 7 milionë telefona 5G gjatë vitit 2019
-
Canalys: Livrimi global i telefonave do të shënojë rënie prej 3.1% gjatë vitit
-
Si raketë: Në tremujorin e parë të vitit 2019 Huawei kishte hisen më të madhe të shitjeve
-
Huawei me të ardhura rekorde
-
Huawei pritet të arrijë shitjen e mbi 200 milionë smartfonëve gjatë 2018-ës