Prodhuesi kinz gjigant i teknologjisë, Huawei, pret të tejkalojë 200 milionë smartfonë të shitur gjatë vitit 2018. Këtë e ka thënë presidenti i kësaj kompanie, He Gang, gjatë prezantimit të pajisjes “Nova 4”.
Parashikimet vijnë në një kohë të vështirësive politike për kompaninë me arrestimin e Meng Wanzhout, drejtoreshës financiare dhe vajza e themeluesit dhe kreut të Huaweit, e cila më pas u lirua me kusht pas pagesës prej 7.5 milionë dollarësh.
“Dërgesat e kombinuara globale të dy markave të smartfonëve në pronësi të gjigantit kinez Huawei dhe Honor, do të arrijnë 200 milionë deri më 25 dhjetor. Dhe në atë ditë kompania do të lansojë një telefon me edicion special”, raporton South China Morning Post.
Kompania Huawei arriti Applen në tremujorin e dytë dhe të tretë të këtij viti duke u bërë furnizuesi i dytë më i madh i smartfonëve në botë pas Samsungut./atsh