Sot bëhen 18 vite nga themelimi i gjigandit teknologjik Facebook. Më 4 shkurt të vitit 2004, Facebook, një rrjet lidhjesh shoqërore në internet, u themelua nga Mark Zuckerberg me 4 shokët e tij të dhomës, Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes, ndërkohë që studionin në Universitetin e Harvardit.
Kështu që nga 4 shkurti i 2004-s ndryshoi rrënjësisht edhe mënyra e komunikimit në botë.
Emri “Facebook” vjen nga një togfjalësh për libër të dhënash udhëzuese për lëndët mësimore me të cilin pajisen studentët në disa universitete amerikane.
Themeluesit fillimisht e kishin kufizuar anëtarësimin në Facebook vetëm për studentët e Harvardit, por më vonë e zgjeruan për universitetet Boston, Princeton, Yale, Stanford.
Gradualisht, Facebook u hap për studentët në kolegje e universitete të tjera, pastaj për nxënësit e shkollave të mesme, dhe më në fund për të gjithë personat të moshës 13-vjeç e sipër kudo në botë.
Edhe
Zuckerbergu e pranon se Meta bëri gabime në ristrukturimin e stafit për AI
Në vitin 2012, Facebook u vlerësua si një kompani biznesi me vlerë prej 104 miliardë dollarësh.
Në 17 vitet e ekzistencës së tij, Facebook ka njohur vetëm rritje si në të ardhura ashtu edhe në numrin e përdoruesve, pavarësisht skandalit për shitjen e të dhënave personale të përdoruesve për çfarë themeluesi Mark Zuckerberg u detyrua t’i përgjigjet autoriteteve amerikane.
Megjithatë, ditëlindja e 18 nuk solli lajme të mira për Facebook, kjo pasi numri i përdoruesve aktivë të përditshëm ra në tremujorin e katërt të vitit 2021, për herë të parë në historinë e tij, duke reflektuar konkurrencën e ashpër të mediave sociale për përdoruesit e rinj. Rënia u regjistrua në SHBA dhe Kanada, si dhe në Australi, Amerikën Jugore dhe Afrikë.
Kjo bëri që edhe kompania mëmë e Facebook, Meta të shënojë rënie në bursë.
Edhe
Facebooku dhe Instagrami akuzohen se nuk po bëjnë shumë për të mbrojtur fëmijët nën 13 vjeç