Tech

Njerëzit braktisin Facebook-un, Mark Zuckerberg humb 29 miliardë dollarë

Shefi ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg pa humbjen e 29 miliardë dollarëve kur çmimi i aksioneve të kompanisë së tij ra.

Aksionet e Metas ranë gati 25 për qind pasi kompania njoftoi shifra të ardhurash më të ulëta se sa pritej, si dhe një rënie të përdoruesve të Facebook për herë të parë në historinë e saj 18-vjeçare.

Numri i përdoruesve aktivë ditor të Facebook ra me 1 milion në 1,929 miliardë, me kompaninë që fajëson konkurrencën nga rivalët, si TikTok dhe YouTube.

“Gjëja që është disi unike këtu është se TikTok është tashmë një konkurrent kaq i madh dhe gjithashtu vazhdon të rritet me një ritëm mjaft të shpejtë”, ka thënë Zuckerberg.

Performanca e dobët bëri që vlera e tregut të aksioneve të kompanisë të binte me rreth 200 miliardë dollarë, duke çuar në një rënie të pasurisë së Zuckerberg, e cila është kryesisht e lidhur me aksionet e Metas.

Zuckerberg renditet si personi i shtatë më i pasur në botë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, me vlerën e tij neto para rënies së çmimit të aksionit, të vlerësuar në 121 miliardë dollarë.

Ndërkohë, teknologu Elon Musk, i cili kryeson listën e njerëzve më të pasur në botë, kohët e fundit shprehu dyshime për metaversen, duke pretenduar se ishte një teknologji e skajshme që i mungonte tërheqja e mediave sociale tradicionale.