Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, i është afruar listës së tre personave më të pasur në botë.
Shefi i gjigantit “Meta”, ka shtuar 73.4 miliardë dollarë në vitin 2024. Pasuria e tij tash kap vlerën e 201 miliardëve.
Zuckerberg është i katërti person më i pasur në botë, duke hyrë në listën e ngushtë të njerëzve që kanë më shumë se 200 miliardë dollarë pasuri.
Shefi i Teslas, Elon Musk, vazhdon të jetë më i pasuri sipas të dhënave të “Bloombergut”. Ai ka pasuri 272 miliardë dollarë.
Jef Bezos, themelues i kompanisë “Amazon” është i dyti me 211 miliardë dhe Bernard Arnault, shefi i brendit luksos LVMH, është i treti me 207.
40-vjeçari Zuckerberg krijoi Facebookun më 2004. Pasuria e tij lidhet kryesisht me kompaninë “Meta”, që është kompania amë e Facebookut. Aksionet e “Metas” shpërthyen sivjet dhe u rritën për 64 për qind. Në “Meta” janë edhe platformat tjera sociale Instagrami, Threadsi e WhatsAppi.
-
Fitorja e Trumpit ua shton 64 miliardë dollarë 10 njerëzve më të pasur
-
Jeff Bezos sërish më i pasuri në botë
-
Mark Zuckerberg fitoi 29 miliardë dollarë vetëm në mëngjes
-
Elon Musk bëhet njeriu më i pasur në botë, pasuria e tij arrin mbi 700 miliardë dollarë
-
Elon Musk bëhet gjysmëtrilioneri i parë në botë