Pas më shumë se një dekade tregtimi si Facebook, gjiganti i rrjeteve sociale Meta, hoqi gjurmët e fundit nga emri i vjetër i korporatës, pasi të enjten filloi tregtimin edhe zyrtarisht nën simbolin “META”, raportoi Reuters.
Kjo kompani është riemërtuar në tetor të vitit 2021, nga Facebook në Meta, e cila është kompani amë edhe e Instagramit dhe Whatsappit.
Mark Zuckerberg, bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Metës, e ka krijuar Facebookun në vitin 2004 nga konvikti i tij në Harvard si një mënyrë për studentët që të komunikonin nëpërmjet internetit.
Studenti i atëhershëm 19-vjeçar nuk e ka menduar se Facebooku do të bëhej pjesë përbërëse e jetës sociale të shumë njerëzve dhe do të zgjerohej më pas duke drejtuar edhe rrjete tjera sociale.
Aksionet e Meta-s kanë rënë gati 42 për qind këtë vit, pasi kjo kompani përballet me kritikat nga ligjvënësit dhe rregullatorët mbi fuqinë e saj në treg.
-
20 vjet nga themelimi i Facebookut
-
Facebooku mbush 18 vjet nga themelimi
-
Meta "fshehu të vërtetën" lidhur me sigurinë e fëmijëve - Nis gjyqi për rrjetet sociale
-
Zuckerbergu e pranon se Meta bëri gabime në ristrukturimin e stafit për AI
-
Meta do t’i paguajë 25 milionë dollarë Trumpit për pezullimin e llogarive