Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Facebooku largon videot “deepfake”

Rrjeti social Facebook ka njoftuar se do të heqë nga platforma e vet videot e modifikuara nga inteligjenca artificiale, të njohura si “deepfakes”.

“Deepfakes” janë klipe të gjeneruara nga kompjuteri që janë të dizajnuara për t’u dukur reale.

Kompania ka thënë në një blog se këto video shtrembërojnë realitetin dhe paraqesin “një sfidë të madhe” për industrinë e teknologjisë.

Edhe pse këto video akoma janë të pazakonshme në internet, ato po bëhen dita ditës më të përhapura.

Softueri i inteligjencës artificiale i krijon “deepfakes” të njerëzve – zakonisht politikanëve apo yjeve – duke bashkuar, zëvendësuar apo mbivendosur përmbajtje në një video në mënyrë që ajo të duket sa më reale.

Facebooku ka thënë se do t’i fshijë videot nëse e kupton që ato janë edituar në mënyrë që nuk dallohen lehtë nga njerëzit, apo që çojnë në mendimet se një person në atë video i ka thënë fjalët që në të vërtetë s’i ka thënë.

Edhe Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme Tech 1 muaj më parë Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme

Stafi i Facebookut dhe një ekip i pavarur do të përdoret për të gjykuar autenticitetin e një videoje.

Ky vendim nuk përfshin videot parodike apo satirike.