Kompania Meta ka filluar të ndërmarrë masa ndaj profileve që vjedhin apo ripublikojnë materiale nga përdorues të tjerë, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të organizuar më mirë përmbajtjen në rrjetin social Facebook.
Në një njoftim të fundit, Meta bëri të ditur masa të reja për të ndëshkuar profilet që përdorin në mënyrë të përsëritur dhe të pahijshme postime me tekst, fotografi apo video të tjera, pa leje apo pa ndonjë ndryshim domethënës.
Këta përdorues do të përballen me ndëshkime si ndalimi i përfitimit financiar për një periudhë të caktuar, si dhe kufizim të shtrirjes së të gjitha postimeve të tyre, jo vetëm atyre problematike.
Meta thekson se qëllimi i këtyre masave është lufta kundër ripublikimit të përmbajtjeve nga krijues të tjerë pa leje, dhe jo ndaj përmbajtjeve si reagimet apo analizat.

Kompania më parë kishte ndërmarrë hapa të ngjashëm në Instagram, ku Reels të ripostuara zëvendësoheshin me video origjinale, dhe tani Meta thotë se synon ta aplikojë këtë qasje edhe në Facebook, duke shtuar një lidhje me videon origjinale kur identifikohet një dublikatë.
Masat e reja vijnë në një kohë kur Meta ka deklaruar se po punon për të ulur përmbajtjet e padëshiruara dhe ‘spamin’ në platformë. Më herët gjatë këtij viti, kompania kishte paralajmëruar se do të ndëshkonte krijuesit që përdorin tituj mashtrues ose që manipulojnë në platformë.
Edhe
Meta dakordohet për ndryshime të mëdha në Facebook e Instagram pas marrëveshjes 17 mld dollarëshe
Në raportin e parë të këtij viti, Meta bëri të ditur se kishte ndëshkuar mbi 500 mijë profile për praktika të tilla, duke përfshirë uljen e dukshmërisë së komenteve,kufizimin e shpërndarjes së përmbajtjes dhe ndalimin e përfitimeve monetare.
Gjithashtu, mbi 10 milionë profile, që janë prezantuar rrejshëm si krijues të mëdhenj të përmbajtjes, janë hequr nga platforma.
-
Meta "fshehu të vërtetën" lidhur me sigurinë e fëmijëve - Nis gjyqi për rrjetet sociale
-
Meta gjobitet me mbi 500 milionë dollarë për rrezikimin e fëmijëve në rrjetet sociale
-
Punëtori i Metas shkarkoi 30,000 fotografi private të njerëzve nga Facebooku
-
“Meta” duhet të paguajë 375 milionë dollarë për dështim në “sigurinë e fëmijëve”