Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Facebook AI tani mund ta fshehë përdoruesin nga sistemi për njohje të fytyrës

Facebooku është vënë në shënjestër të shumë kritikave kohët e fundit, dhe krejt kjo për shkak të skandalit lidhur me privatësinë e përdoruesve.

Megjithatë, në një kthesë të papritur, hulumtuesit e kompanisë së popullarizuar kanë arritur ta zhvillojnë një sistem AI që është në gjendje t’i "fshehë" përdoruesit nga sistemi i njohjes së fytyrës, raporton Ubergizmo.

Sistemi është një lloj "deepfake i anasjelltë", ku fytyra e përdoruesit shtrembërohet aq sa duhet për t’i ngatërruar sistemet për njohje të fytyrës, por në të njëjtën kohë mban sa duhet nga origjinali ashtu që përdoruesi i vërtetë ta dijë se kush është në foto.

Për ata që nuk dinë për “deepfake”, ky lloj i videos është bërë jashtëzakonisht i popullarizuar, dhe funksionon duke e vendosur fytyrën e përdoruesit në fytyrat e tjera me ndihmën e inteligjencë artificiale, shkruan KOHA Ditore. Kjo ka shkaktuar probleme, ku videot deepfake mund të përdoren për të përhapur mesazhe false. Megjithatë, me ndihmën e Facebook AI, është e mundur të ndryshohen fytyrat në atë mënyrë që ato të mos jenë më të dobishme.

Facebooku ka theksuar se aktualisht nuk ka në plan ta implementojë këtë vegël në produktet dhe shërbimet e veta.