Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

India me paralajmërim për Facebookun dhe YouTuben

facebook

Qeveria e Indisë ka paralajmëruar në fundjavë gjigantët e rrjeteve sociale, Facebook dhe YouTube, që t’u kujtojnë përdoruesve se ligjet lokale i ndalojnë ata të postojnë përmbajtje të falsifikuara dhe që përhapin dezinformata, raportoi të dielën Reuters.

Paralajmërimi u përcoll nga zëvendësministri i IT-së, Rajeev Chandrasekhar, në një takim me dyer të mbyllura ku ai tha se shumë kompani nuk i kanë përditësuar kushtet e tyre të përdorimit pavarësisht rregullave të vitit 2022 që ndalojnë përmbajtjen "të dëmshme" për fëmijët, apo të tilla të turpshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky paralajmërim ndodh mes shqetësimeve në rritje për “deepfakes” – video që duken reale, por janë të fabrikuara nga algoritme të inteligjencës artificiale.

Gjatë një samiti virtual të vendeve të G20 të mërkurën, kryeministri indian Narendra Modi u bëri thirrje liderëve globalë që të punojnë së bashku drejt rregullimit të AI-së dhe ngriti shqetësime mbi ndikimin negativ të "deepfakes" në shoqëri.