Shefi i rrjetit social X, Elon Musk, ka paralajmëruar lansimin e Grokut, një platformë online për komunikim, i punuar nëpërmjet inteligjencës artificiale.
Ai ka njoftuar se për këtë “chatbot” është frymëzuar në serialin “The Hitchhiker's Guide to the Galaxy”, derisa ka shtuar se do të jetë i qasshëm për abonentët me pagesë të X-it, menjëherë pas testimit.
Groku, sipas Muskut, do të jetë hapësirë ku përdoruesit e X-it do të kenë mundësi të komunikojnë virtualisht me inteligjencën artificiale.
Musk ka paralajmëruar se ky “chatbot” do të ketë qasje në postimet e përdoruesve të X-it si dhe do të ketë “prirje për të dhënë përgjigje sarkastike”
Ai duket se është inspiruar nga kompania OpenAI që vitin e kaluar ka lansuar platformën ChatGPT, në të cilën punon edhe shqiptarja Mira Murati.
Edhe
Musku do ta integrojë inteligjencën artificiale brenda rrjetit social X
ChatGPT mundëson diskutim dhe shtrim të pyetjeve nga përdoruesi te aparatura që operon nëpërmjet inteligjencës artificiale.
Musk dikur kishte paralajmëruar për rreziqet e mundshme të AI-së.