Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Musku do ta integrojë inteligjencën artificiale brenda rrjetit social X

Investitori Elon Musk

Investitori Elon Musk

Drejtori ekzekutiv i platformës X, Elon Musk, do ta integrojë brenda këtij rrjeti inteligjencën artificiale, raportoi të hënën Reuters.

Ai ka bërë të ditur se xAI-ja do të jetë si një aplikacion i pavarur.

Fillimi synon të krijojë mjete të AI-së që ndihmojnë njerëzit në kërkim dhe se modeli i tij i quajtur Grok është krijuar për t'iu përgjigjur pyetjeve me pak zgjuarsi.

Musk i cili ka kritikuar përpjekjet e Big Tech-ut për inteligjencën artificiale si të mbushura me censurë, në korrik lansoi xAI, duke e quajtur atë një "Inteligjencë Artificiale maksimale që kërkon të vërtetën".

“Grok ka qasje në kohë reale në informacion nëpërmjet platformës X, e cila është një avantazh masiv ndaj modeleve të tjera”, është shprehur Musku.

Edhe Elon Musku humb betejën ligjore me OpenAI Tech 2 muaj më parë Elon Musku humb betejën ligjore me OpenAI

X, platforma e njohur më parë si Twitter, është e ndarë nga xAI-ja, por kompanitë do të punojnë ngushtë me njëra-tjetrën.

xAI gjithashtu do të punojë me prodhuesin e veturave elektrike Tesla dhe kompani të tjera.