Dy bashkëthemelues të kompanisë së inteligjencës artificiale xAI, të krijuar nga miliarderi Elon Musk, kanë dhënë dorëheqjen, duke u bërë pjesë e një vale largimesh që ka përfshirë kompaninë, raportoi të mërkurën Reuters.
Tony Wu dhe Jimmy Ba njoftuan përmes postimeve në rrjetet sociale se janë larguar nga xAI, më pak se tre vjet pasi e themeluan atë së bashku me Muskun.
Me këto dorëheqje, kompania mbetet tashmë me vetëm gjysmën e 12 bashkëthemeluesve të saj fillestarë.
Sipas një raportimi të Financial Times, largimi i Ba-së ndodhi pas tensioneve brenda ekipit teknik lidhur me kërkesat për përmirësimin e performancës së modelit të inteligjencës artificiale.
Musku thuhet se ka shtuar presionin për të kapur rivalë si OpenAI dhe Anthropic në garën e zhvillimit të teknologjive të avancuara të AI-së.
Zhvillimet e fundit në xAI vijnë vetëm pak ditë pasi SpaceX, një tjetër kompani e Muskut, njoftoi se do të blejë xAI-në me synimin për të krijuar një kompani me vlerë 1.25 trilionë dollarë.
-
Elon Musku humb betejën ligjore me OpenAI
-
Presidenti i OpenAI: Musku kërkoi 80 miliardë dollarë për kolonizimin e Marsit
-
Musk: OpenAI ishte ide e imja, drejtuesit e tradhtuan misionin fillestar
- Iluzioni prej 1.25 bilion dollarësh i Elon Musk
-
Musku kërkon mbi 130 miliardë dollarë dëmshpërblim nga OpenAI dhe Microsoft