Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Discord i ka 250 milionë përdorues pas katër viteve të lansimit

Discord ka njoftuar se e ka shënuar një arritje të rëndësishme prej më shumë se 250 milionë përdoruesish në shërbimin e tyre live chat, dhe ky numër është veçanërisht mbresëlënës kur merret parasysh se platforma u paraqit vetëm katër vjet më parë, sipas TweakTown.

Discord u themelua në vitin 2015, dhe që atëherë një numër i madh i gamerëve dhe përdoruesve të tjerë e kanë pëlqyer softuerin e ri. Gamerët e përdorin softuerin për të komunikuar në lojëra, por ky nuk është qëllimi i vetëm i shërbimit të popullarizuar. Në videon shoqëruese, Discord thekson se shumë përdorues të softuerit e pëlqejnë të diskutojnë për sportet, të dëgjojnë muzikë, të bisedojnë për kafshët dhe për përmbajtje të tjera.

Çdo muaj në Discord janë aktivë më shumë se 56 milionë përdorues, ndërsa mesatarisht në ditë dërgohen mbi 850 milionë mesazhe, ose 25 miliardë në muaj, shkruan KOHA Ditore.

Baza e përdoruesve të Discord është rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, kur në platformë u kyçën madje 120 milionë përdorues. Kësaj i kontribuoi ndjeshëm fakti se shërbimi është falas dhe mund të përdoret në browserin e internetit, ndërkohë që ofrohet edhe aplikacioni për desktop. Të dy opsionet janë në dispozicion në adresën https://discordapp.com/