Tech

Të ardhurat vjetore të OpenAI-së arrijnë në 1.6 miliardë dollarë

OpenAI

Të ardhurat vjetore të OpenAI-së kanë kaluar së fundmi 1.6 miliardë dollarë për shkak të rritjes së fortë nga produkti i saj ChatGPT, nga 1.3 miliardë dollarë që nga mesi i tetorit, raportoi “Information” duke cituar burime me njohuri për shifrën.

OpenAI i ka tejkaluar të gjitha pritjet e kompanisë, prej nëntorit të 2022-s kur u lansua për përdorim.

Sipas blogut për teknologji “Meetanshi”, në dhjetorin e 2022-s, kjo platformë me inteligjencë artificiale i pati arritur një milion përdorues, e një muaj më pas, në janar, gjithsej i regjistroi 57 milionë përdorues.

Në muajin shkurt, ChatGPT-ja i numëronte 100 milionë përdorues, e në qershor mbi 1.6 miliardë përdorues. Fama e tij është rritur dhe përdorimi i tij është shtuar.

Kompania ka parashikuar që brenda vitit të arrijë 200 milionë dollar përfitime.