Kompania amerikane që operon nëpërmjet inteligjencës artificiale, OpenAI, ka krijuar zhurmë ditëve të fundit, qëkur bordi pati marrë vendim ta shkarkonte drejtorin Sam Altman.
Javën e ardhshme, kjo platformë do të festojë njëvjetorin e themelimit, e ky bashkëbisedues robotik, i ka tejkaluar të gjitha pritjet e kompanisë, prej nëntorit të 2022-s kur u lansua për përdorim.
Sipas blogut për teknologji “Meetanshi”, në dhjetorin e 2022-s, kjo platformë me inteligjencë artificiale i pati arritur një milion përdorues, e një muaj më pas, në janar, gjithsej i regjistroi 57 milionë përdorues. Në muajin shkurt, ChatGPT-ja i numëronte 100 milionë përdorues, e në qershor mbi 1.6 miliardë përdorues. Fama e tij është rritur dhe përdorimi i tij është shtuar.
Kompania ka parashikuar që brenda vitit të arrijë 200 milionë dollar përfitime.
ChatGPT nuk është perfekt.
Informatat që i ka gjeneron janë të kufizuara, shpeshherë përsërit informacione dhe të dhëna si dhe s'ka qasje të plotë në ndodhitë para 2021-s.
Duke parë përdorimin e madh, kompania OpenAI e ka lansuar edhe opsionin me parapagim, ku përdoruesit që paguajnë për shërbime, do të kenë mundësi të kenë informacione më të shpejta, kërkime më të thella dhe përgjigje më relevante.