Mbi 100 milionë njerëz po e përdorin “ChatGPT”, bashkëbiseduesin robotik, në javë, ka konfirmuar shefi ekzekutiv i “OpenAI”, Sam Altman, në konferencën e parë të kompanisë.
Që nga lansimi i këtij ‘chatboti’ në mars, kompania ka thënë se janë mbi dy milionë zhvillues që po bashkëpunojnë me të.
“OpenAI” ka prezantuar po ashtu disa veçori përfshirë një version të veçantë të “ChatGPT-së”, me qëllimin që të zhvillojë detyra specifike dhe me kapacitetin për të prodhuar informata deri në mbi 300 faqe.
“ChatGPT” shihet si një nga aplikacionet me rritjen më të shpejtë të të gjitha kohërave, duke arritur në shifrën e 100 milionë përdoruesve mujorë vetëm dy muaj pas lansimit. Për shembull, për ta arritur këtë shifër, Facebookut iu deshën katër vjet e gjysmë e Twitterit pesë vjet.