Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Crucial do të ofrojë SSD të lira prej 960GB

Crucial ka konfirmuar se ka në plan ta zgjerojë linjën e vet BD500 të SSD-ve në modele të reja të kapacitetit të lartë. Kjo kompani do ta rrisë kapacitetin e modeleve premium prej 480GB në 960GB dhe atë me një çmim prej 129 dollarësh, përcjell Overclock3D.

Seria BX500 u publikua fillimisht në gusht të vitit 2018, ndërsa modeli prej 480GB kushtoi 90 dollarë. Tani, më shumë se dyfishi i hapësirës së ruajtjes është në dispozicion për vetëm 40 dollarë më shumë, gjë që me siguri do të tërheqë shumë përdorues të kompjuterëve.

Aktualisht, Crucial u ofron blerësve kapacitete prej 120GB, 240GB, 480GB dhe 960GB, me serinë BX500 e cila i takon klasës buxhetore të SSD-ve. Seria BX500 është vendosur nën modelin nga segmenti i lartë nga seria MX500, shkruan KOHA Ditore.

Secili model në serinë Crucial BX500 do të ofrojë shpejtësi sekuencionale prej 540MB/s dhe 500MB/s të leximit dhe shkrimit të të dhënave. SSD-të përdorin 3D TLC NAND 96-shtresor të Micronit me kontrollor SMI SM2258XT. Linja e plotë BX500 e SSD-ve vjen në format 2,5 inçësh, me një trashësi prej 7mm, gjë që e bën këtë model të përshtatshëm për pajisje PC me madhësi të plotë dhe për shumicën e laptopëve.

Artikuj të ngjashëm