Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Crucial prezanton SSD-në X8 Portable

Crucial, që përfaqëson departamentin e produkteve të konsumit të kompanisë Micron, e prezantoi SSD-në X8 Portable. Crucial X8 është një pajisje e lehtë, mobile dhe e bazuar në flash për ruajtje, e cila vjen në kapacitete prej 500 GB dhe 1TB, raporton TechPowerUp.

SSD-ja ofron norma sekuencionale të bartjes së të dhënave deri në 1050 MB/s. Ajo përdor USB 3.1 gen 2 (10 Gbps) dhe UASP, dhe e mbështet lidhjen USB Type-C. Në paketim përfshihet adapteri Type-C to Type-A, por ai e zvogëlon transferimin në 5 Gbps.

Image

SSD-ja X8 Portable është praktikisht SSD Crucial P1 M.2 NVMe, e lidhur me bridge çip USB-to-PCIe nga kompania ASMedia, shkruan KOHA Ditore. SSD-ja e mbështetë komandën TRIM nëse përmbajtja është formatuar në NTFS. Gjithashtu ofrohet mbështetja për formatin exFAT përveç GPT. Pajisja është kompatibile me PC, Mac, iPad Pro, Chromebook dhe pajisjet Android që kanë USB 3.1.

SSD-ja X8 Portable nuk është e papërshkueshme nga uji, e ka madhësinë e një smartphonei 4-inçësh dhe mund t’i mbijetojë përplasjeve nga një lartësi prej 2.28 metrash. Modeli 1TB kushton 165 dollarë, ndërsa varianti 500 GB kushton 120 dollarë.